Gjosha: Po mblidhen kartat e identitetit dhe listat e çdo punonjësi. 25 Prilli do të jetë dita e Rinisë

Ish-ministrja e Integrimit, njëherësh edhe kandidate për zgjedhjet e 25 prillit, Klajda Gjosha thotë se në të gjithë takimet që ka zhvilluar në emër të LSI-së, nga qytetarët thotë se ka kuptuar sesa thellë është instaluar regjimi i presionit, i frikës dhe i propagandës në vendin tonë.

”E ndërsa situata me administratën tensionohet, qytetarët e tjerë nuk mund as të mbajnë një qëndrim ndryshe në rrjetet sociale, apo të publikojnë një foto me një përfaqësues të opozitës, sepse Rilindja do të vërsulet me komente fyese ose me presione nga më të ndryshmet”,shkruan Gjosha në facebook.

Nga ana tjetër, ajo thotë se vendi ka nevojë për frymëmarrje dhe për një dritë jeshile në fund të tunelit, që mund të vij vetëm nëpërmjet votës dhe pjesëmarrjes masive në votime.

”Dëgjoj shpesh të thuhet se çdo popull ka qeverinë që meriton, unë dua t’u drejtohem të gjithëve se fëmijët tanë nuk e meritojnë këtë qeverisje, nuk e meritojnë Rilindjen, ata meritojnë demokracinë, mundësi të barabarta dhe të ardhme të sigurtë! 25 Prilli do të jetë dita e Rinisë dhe e brezave që do të vijnë”.

Postimi i plotë

Shqipëria ka nevojë për frymëmarrje! Në të gjitha takimet me qytetarët kupton se sa thellë është instaluar regjimi i presionit, i frikës dhe i propagandës në vendin tonë. Administrata publike punon cdo ditë nën kërcënimin e largimit nga puna nëse nuk votohet partia shtet! Madje shkojnë deri aty sa kanë filluar të mblidhen kartat e identitetit dhe listat e çdo punonjësi, që duhet të japë garanci për votat familjare dhe shoqërore nëse do të ruaj vendin e punës!

E ndërsa situata me administratën tensionohet, qytetarët e tjerë nuk mund as të mbajnë një qëndrim ndryshe në rrjetet sociale, apo të publikojnë një foto me një përfaqësues të opozitës, sepse Rilindja do të vërsulet me komente fyese ose me presione nga më të ndryshmet.

Për fat të keq ky është realiteti sot në Shqipëri! Mendimi ndryshe nuk mund të ekzistojë, propaganda që këtu ka shtet luhet deri në pikën ku përdoret edhe pandemia me policinë e shtetit për t’i mbyllur gojën opozitës në fushatë!

Vendi ka nevojë për frymëmarrje dhe për një dritë jeshile në fund të tunelit, që mund të vij vetëm nëpërmjet votës dhe pjesëmarrjes masive në votime! 25 Prilli është sdida e së ardhmes, ku vendoset fati i brezave që do të vijnë. Dëgjoj shpesh të thuhet se çdo popull ka qeverinë që meriton, unë dua t’ju drejtohem të gjithëve se fëmijët tanë nuk e meritojnë këtë qeverisje, nuk e meritojnë Rilindjen, ata meritojnë demokracinë, mundësi të barabarta dhe të ardhme të sigurtë! 25 Prilli do të jetë dita e Rinisë dhe e brezave që do të vijnë!

SHKARKO APP