Gjosha: Premtimet që sollën në pushtet Edi Ramën, përballë realitetit të trishtë të shqiptarëve!

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, denoncon premtimet e pambajtura që sollën në pushtet Edi Ramën, përballë realitetit të trishtë të shqiptarëve!

“Kujdes! Këto janë 9 premtimet që i dhanë pushtetin Edi Ramës. Gjykimi ju përket ju.

  1. Në 2013-ën premtoi 300 mijë vende të reja pune. Sot kemi 700 mijë shqiptarë të larguar nga vendi dhe qindra mijëra të papunë brenda vendit.
  2. Në 2013-ën premtoi shëndetësi falas! Sot Shqipëria ka shëndetësinë më të shtrenjtë në rajon. 3 mijë mjekë të larguar nga 2017-2020. 6500 infermierë të larguar vetëm dy vitet e fundit.
  3. Në 2013-ën premtoi Negociata me BE-në! Nga 2016-ta ka mashtruar shqiptarët çdo vit se negociatat u hapën. Viti 2020, Shqipëria ka ende 15 kushte para se të çelen zyrtarisht negociatat për anëtarësim.
  4. Në 2019-ën premtoi se brenda vitit do të rindërtonte shtëpitë, shkollat dhe spitalet e shembura nga tërmeti. Pas një viti janë ndërtuar vetëm 2.6 për qind e shtëpive dhe 3 për qind e shkollave. Zero spitale të ndërtuara. Një pjesë e madhe qytetarëve janë ende të pastrehë.
  5. Në 2013-ën premtoi shtet që punon për qytetarët. Në 7 vite përdori shtetin për të ruajtur pushtetin!
  6. Në 2013-ën premtoi policinë që duam! Dhe i kërkoi Policisë së Shtetit të heqë kapelet dhe të mbledhë vota për Partinë Socialiste.
  7. Në 2013-ën premtoi ulje të taksave për ata që fitojnë më pak. Rriti të gjitha taksat qendrore dhe lokale, duke shkatërruar biznesin e vogël dhe të mesëm.
  8. Në 2013-ën heqjen e taksës 20 për qind për bukën, qumështin, vezën, miellin, vajin, sheqerin, orizin! Sot e kësaj dite kjo gjë nuk ka ndodhur dhe TVSH-ja e ushqimeve është 20%.
  9. Në 2013-ën premtoi: “Taksën e energjisë do ta ulim në 6 për qind për familjarët”! Sot, taksa e energjisë për familjarët është 20 % dhe 6, siç premtoi Edi Rama në 2013-ën. Edhe duke përjashtuar taksën, Shqipëria ka nivelin më të lartë të pagesës për kilovat/orë krahasuar me rajoni!”, shprehet në reagimin e saj, ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.

SHKARKO APP