Gjosha: Presidenca e OSBE përgjegjësi për qeverinë

Që prej 1 janarit, Shqipëria ka marrë kryesimin e presidencës së OSBE-së. Për ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, marrja e presidencës është një përgjegjësi për qeverinë shqiptare e cila fatkeqësisht sipas saj nuk ka filluar me këmbë të mbarë. Për ”Report Tv”, ajo thotë se Shqipëria duhet të jetë një vend që siguron zhvillim e zgjedhje të lira.

Shqipëria merr presidencën e OSBE çfarë prite që t’i sjellë Shqipërisë?

Siç e dini OSBE është një nga organizatat më të rëndësishme, sidomos kur kemi të bëjmë me të drejtat e njeriut. Marrja e kësaj presidence do të jetë një përgjegjësi si për qeverinë shqiptare ashtu dhe për imazhin që Shqipëria duhet të japë. Ajo që dua të theksoj është se fatkeqësisht ne nuk e kemi nisur me këmbë të mbarë, sepse presim këtë presidencë me një nga ligjet që bie ndesh me të drejtën e fjalës, pikërisht ligji anti-shpifje. Në këtë këndvështrim nuk është një hap dhe model i mirë. Shqipëria gjithashtu duhet të jetë një vend që siguron zhvillim e zgjedhje të lira. Shqipëria nuk është se jep mesazhin më të mirë dhe këtu do të duhet të vetëkorrigjohemi gjatë këtij viti.

Mendoni se marrja e kryesisë mund të zgjidhë krizën politike në vend dhe politika të bëhet më e përgjegjshme?

Mendoj se nuk do të kenë lidhje me njëra tjetrën. Fatkeqësisht ne nuk qeveri që i shtrijnë dorën e opozitës në momente kyçe siç është kryesimi i OSBE. Nuk kemi parë një bashkëpunim të tillë. Unë nuk e shoh dialogun politik në vend si pjesë të kulturës politike. Ekziston një mentalitet shumë përçarës. Duhet t’i japim fund liderëve karizmatikë.

Marrja e presidencës së OSBE a do të ndihmojë në përshpejtimin e hapjeve të negociatave të Shqipërisë?

9 Kushtet e Bundetagut janë ato të cilat formojnë një pasqyrë të qartë që duhet të plotësojë Shqipëria. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reforma zgjedhore dhe implemtini i reformës zgjedhore. Ne mbetemi ende te pjesa e shkruar bukur në letër por larg implementimit. Është një rrugëtim i gjatë. Drejtësia duhet të veprojë në mënyrë të menjëhershme dhe ne jemi shumë vonë. Presidenca e OSBE mund të ndihmojë nëse ne do të kryejmë mirë detyrën tonë.

SHKARKO APP