Gjosha: Projekti europian, projekti i transformimit dhe modernizimit për Shqipërinë

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha mori pjesë në konferencën  “Qeverisja publike si themeli i procesit te integrimit”.  Kjo konferencë u zhvillua në Vjenë.

Ministrja Gjosha, ishte e ftuar në një nga panelet e kësaj konference ku foli mbi reformën në administratën publike dhe rëndësinë e saj për të avancuar me axhendën europiane.

“E them me bindje të plotë se reforma në administratën publike ka qenë një prej reformave me të vlerësuara nga partnerët tanë europianë. Ky vlerësim është shprehur edhe  në raportin e fundit të Komisionit Europian. Institucionet shqiptare kanë treguar angazhim të fortë për zbatimin e reformës”, tha Ministrja Gjosha.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Ministrja, ndau me të ftuarit disa nga arritjet që janë bërë dy vitet e fundit për plotësimin e reformës në administratën publike me masa konkrete.

Swiss Digital Mobile Reklama

 “Jemi të ndërgjegjshëm se ka ende punë për të bërë por, rezultatet e arrira deri më sot kanë hedhur bazat e forta për konsolidimin shërbimit civil, profesional i cili  bazohet në meritë”, tha Ministrja Gjosha.

 Ministrja Gjosha, theksoi se Administrata Publike është një nga fushat ku forca transformuese e Bashkimit Europian ka ndihmuar dukshëm në krijimin e një administrate publike eficiente. 

 “Ndaj dhe dua të përsëris dhe një herë se ne besojmë në Projektin europian pavarësisht sfidave, sepse për ne ai është projekti i modernizimit të transformimit. Perspektiva e besueshme dhe e parashikueshme europiane mbetet mbështetje e pazëvendësueshme për konsolidimin e shtetit tonë demokratik”, tha Ministrja Gjosha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?