Gjosha: Rama t’i marrë seriozisht 15 kushtet për integrimin, të flasë me rezultate, e jo propagandë boshe

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra kryeministri Edi Rama pak minuta më parë në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, ku prezantoi dhe kreun e grupit negociator të Shqipërisë për integrimin, Zef Mazi.

Përmes rrjeteve sociale, Gjosha deklaron se institucionet kanë detyrë urgjente të përgjigjen me rezultate konkrete dhe të mos merren me propagandën e atyre që prej 4 vitesh e kanë hequr integrimin nga prioriteti kombëtar.

“Do ishte mirë që qeveria t’i merrte seriozisht 15 kushtet dhe mos filloj këngën e re të mijëra kushteve që i përkasin një etape tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Institucionet kanë detyrë urgjente të përgjigjen me rezultate konkrete dhe të mos merren me propagandën e atyre që prej 4 vitesh e kanë hequr integrimin nga prioriteti kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Asnjë kornizë negociuese që do paraqitet nga Komisioni Europian, nuk do të kishte asnjë vlerë pa plotësimin e 15 kushteve që do të lejonin fillimin e procesit të negociatave”, shprehet Gjosha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?