Gjosha-Ramës: Rinia do ndalojnë politikën e shpopullimit. Më kot xhelozohesh nga lidhja jonë

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha thotë se mijëra të rinjtë do të kthehen në atdhe, dhe kështu do të ndalojnë politikën e shpopullimit.

”Më kot xhelozohesh nga lidhja jonë e fortë me rininë, opozita jo vetëm që do të vijë në qeveri por në drejtim do të jenë të rinjtë dhe të rejat, jo ata si puna jo”,-shkruan ish-deputetja e LSI-së në facebook.

Reagimi i Gjoshës, erdhi pasi kryeministri Edi Rama tha se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po ndikon në përhapjen e Covid-19 me takimet e fushatës, ndërkohë që Gjosha ka thënë se kryeministri është i shqetësuar nga të rinjtë.

Postimi i plotë

Të kanë shqetësuar mijëra të rinjtë e Durrësit që duan ti thonë JO këtij regjimi. Të rinjtë do të kthehen në Shqipëri dhe do ta ndalojnë politikën e shpopullimit. Më kot xhelozohesh nga lidhja jonë e fortë me rininë, opozita jo vetëm që do të vijë në qeveri por në drejtim do të jenë të rinjtë dhe të rejat, jo ata si puna jo. Durrësi di të durojë, di të vlerësojë por di dhe të ndëshkojë!

SHKARKO APP