Gjosha: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së, e patjetërsueshme

“Pavarësisht situatës që po kalon Europa, Shqipëria e konsideron të patjetërsueshme rrugën e saj drejt BE-së”, deklaroi sot ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, gjatë një takimi me ambasadorin e ri britanik në Tiranë, Duncan Norman.

Nga ana e tij, ambasadori Norman vlerësoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria, veçanërisht reformën në drejtësi, si një prej më të rëndësishmeve, për konsolidimin e demokracisë dhe forcimin e shtetit ligjor.

Ministrja e Integrimit falenderoi ambasadorin për mbështetjen që Britania i ka dhënë Shqipërisë në sektorë si arsimi, drejtësia apo burgjet, ku një sërë projektesh janë financuar prej saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo theksoi gjithashtu se qeveria shqiptare është e vendosur të vijojë në rrugën e reformave për t’u mundësuar qytetarëve të saj, standarde jetese europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?