Gjosha: Taksa e sheshtë 9% u vjen në ndihmë biznesit dhe gjithë shtresës së mesme

Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputete në Qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha së bashku me kandidatin Klevi Pojana, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kanë shpërndarë sot programin e LSI-së në Njësinë 8.

Krahas fotove të publikuara në rrjetet sociale gjatë aktivitetit, Gjosha shprehet në mesazhin e saj se LSI-ja ka prioritet të saj taksimin e sheshtë 9%, i cili thotë ajo, i vjen në ndihmë biznesit dhe gjithë shtresës së mesme e cila është ajo që sot punon më shumë dhe paguan më shumë.

“Sot në Njësinë 8 të Tiranë me Klevi Pojana dhe Erjon Xhafa për ti informuar qytetarët mbi programin e LSI-së. Taksat e larta janë shqetësimi më i madh i qytetarëve dhe bizneseve. LSI-ja ka prioritet të saj taksimin e sheshtë 9% i cili i vjen në ndihmë biznesit dhe gjithë shtresës së mesme e cila është ajo që sot punon më shumë dhe paguan më shumë”, shprehet Klajda Gjosha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?