Gjosha: Të vendosur për të krijuar Shqipërinë Europiane, me vullnet për të ndalur shpopullimin e shqiptarëve
Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputete në Qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha zhvilloi takime të shumta me qytetarë në kryeqytet.
Përmes rrjeteve sociale ku publikon dhe pamje nga këto takime, Gjosha shprehet se ajo dhe stafi i të rinjve që e shoqëron atë në këtë fushatë elektorale janë të vendosur për të krijuar Shqipërinë Europiane nëpërmjet meritokracisë, vlerave, arsimit cilësor, një ekonomie që zhvillohet me ritme të shpejta dhe vullnetin për të ndalur shpopullimin e shqiptarëve
“Me ekipin e jashtëzakonshëm të zonës së “Vasil Shantos” me të rinj profesionistë që duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri! Të vendosur për të krijuar Shqipërinë Europiane nëpërmjet meritokracisë, vlerave, arsimit cilësor, një ekonomie që zhvillohet me ritme të shpejta dhe vullnetin për të ndalur shpopullimin e shqiptarëve”, shprehet Klajda Gjosha.
Me ekipin🤜🤛e jashtëzakonshëm të zonës së “Vasil Shantos”🏙 me të rinj profesionistë 👩💻 që duan ta ndërtojnë jetën🏗 e…
Pubblicato da Klajda Gjosha su Venerdì 2 aprile 2021