Gjuha e Ramës në Kuvend. Noka: E kanë tërbuar sondazhet, më dobët që nga viti 1992
Gjuha e përdorur nga kryeministri Edi Rama në Kuvend ndaj deputetëve të PD-së, për sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, u bë për të hequr vëmendjen nga afera e portit të Durrësit. Por Noka tregon se Rama ka një shkak edhe më të madh, e që janë sondazhet që sipas deputetit demokrat, për qeverinë dhe PS kanë dalë më keq se në vitin 1992.
”Rama është në siklet të madh. Ai jeton me sondazhet, e di që mbështetja në shoqëri është në pikën më të dobët që nga viti 1992. Ky është kryeministri i vërtetë, ky është Edi Rama. Pavarësisht kamuflimeve e makijazheve që bën, herë pas here del në origjinal. Ai ka bërë sondazhet dhe i del që është në një rrokullamë të pakthyeshme, e dyta bëri gjithçka që të artikulojë vulg që shoëqria të merret me atë dhe jo me thelbin që është mega-afera miliardëshe e portit të Durrësit.
Këto janë dy vjedhjet që do ngelin në histori, afera e Durrësit ndryshe nga inceneratorët ndryshon se është në kulmin e luftës në Ukrainë, ku i jepet aleatit të Lukashenkos dhe i cili u jep të drejtën vëllezërvë Karriç që janë sponsorizuesit që mbajnë gjallë Vuçiçin politikisht, në këtë aferë është përfshirë, Lukashenko, Vuçiç dhe Rama, kjo është në kurriz të shqiptarëve.
Pa tender të hapur, pse nuk bëhen publikë emrat e kompanisë që fshihet atje? Duhet që aleatët tanë të ndërhyjnë, duhet detyrimisht, ambasadorët e vendeve të NATO-s duhet të jenë të vëmendshëm. Këtu ka aleancë me aleatin e Putinit. Le t’i kërkojë rublat te ai që ia mbylli vetë. KJo është hapur fare, pse pa garë të hapur, pse pa taksa, pse me aq urgjencë gjatë zhurmës së buxhetit”, deklaroi Noka për ”News 24”.