Gjuha ndaj shqiptarëve në Britani, Rama: S’pranojmë që të konsiderohen njerëz të dorës së dytë

Nga Berati, kryeministri Edi Rama i është rikthyer debatit për emigrantët shqiptarët në Britaninë e Madhe. Shqiptarët e Britanisë mbajtën një protestë në Londër.

Kryeministri Rama tha se nuk e pranon që shtetasit shqiptarë që jetojnë në Britani të konsiderohen si ”njerëz të dorës së dytë”.

”140 mijë shqiptarë jetojnë në Britani dhe bëjnë punë të vështira, nderojnë emrin shqiptar, por edhe një shqiptar i vetëm të ishte, ne nuk mund të flasim në dy mënyra. Kemi vetëm një mënyrë për të folur nga çdo pozicion që jemi. S’ka asnjë arsye të brendshme që të flasim me të njëjtën gjuhë si ata që flasin në mediat britanike, me arsye që të merremi me çfarë na ndan këtu.

140 mijë shqiptarë që janë atje, mezi presin të mos jetë kjo qeveri. Qeveritë shkojnë e vijnë, ndërkohë që emri i Shqipërisë qëndron. E solla këtë shembull sepse faktikisht ne duhet të ndihemi mirë që i kemi dhënë një tjetër fytyrë Shqipërisë, të gjitha zonave”.- tha Rama.

SHKARKO APP