Gjuzi debaton me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi
Deputeti i opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi ka debatuar me Kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.
Gjuzi tha mes të tjerash se nuk e ka problem të bëjë sherr, nëse mazhoranca kërkon sherr, por sipas tij, duhet që situata të sillet në normalitet.
Në përgjigje të tij, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i tha se deputetët janë mbledhur në Kuvend dhe jo në mbledhje partie, ndaj dhe nuk mund t’i kërkojë llogari.
Gjuzi: Ne kërkojmë të flasim këtu. Kemi dy ditë që kemi lënë takim së bashku, ok po hapim rrugë se Kvuendi është më i rëndësishëm, por në fakt ligji për partitë politike bëhet. Nuk kam kundërshtim z. Balla që të takoni grupet parlamentare, por këtu kemi shkelje të procedurave dhe një ngecje. Çfarë doni me bë? Nëse doni sherr e probleme, mos kujtoni se s’jemi gati për sherre, por ne duam ta sjellim situatën në normale. Nëse këtu një deputet ja jep mendja të futet me ç’të dojë Brenda, futet, se është future këtu me çdo gjë. Kështu që z.Balla nuk mund t’i anashkaloni 8 partitë politike, ke dhënë fjalën.
Ruçi: Ulu dhe mos më ndërprit mua, se po flet, nuk po dëgjon. Deputetët kanë të drejtë të flasin nga 2 minuta, se kur e përdorin, njëherësh apo nga 30 sekonda, është puna e tyre. Sa i përket asaj që ngrite për Sekretarin e Përgjithshëm, këtu jemi në Kuvend, nuk jemi në mbledhje partish.
KOHA JONË SONDAZH

