Gjykata e Lartë çon për gjykim ish-ministrin Saimir Tahiri

Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorit të Policisë në Vlorë, Jaeld Çela

Vendimi është marrë nga Dhoma e Këshillimit në këtë institucion.

Dosja “Tahiri” do të gjykohet kur Gjykata e Lartë të jetë funksionale.

Tahiri është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me tre vite shërbim prove nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Me 3 vite e 4 muaj burg u dënua Jaeld Çela. Të dy u akuzuan për trafik droge në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, ndërsa Apeli i Posaçëm prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë.

Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela iu drejtuan me rekurs Gjykatës së Lartë, i cili u pranua.

SHKARKO APP