Gjykata e Lartë gjobit 200 mijë lekë Edi Palokën dhe Arben Ristanin

 

Gjykata e Lartë ka gjobitur me 200 mijë lekë kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Edi Palokën. Ai u padit nga kryeministri Rama për shpifje, pasi kishte deklaruar se Rama ishte i lidhur me krimin. Gjykata e gjobiti për fyerje dhe jo për shpifje. Paloka tha se vendimi i gjykatës ka qenë i sforcuar dhe se ajo ka vepruar nën presionin e kreut të qeverisë. Ai kujtoi se kjo gjykatë nuk pranoi të merrte tabulatet telefonike të kryeministrit, me anë të të cilave do të vërtetohej lidhja e tij me kriminelë. I njëjtë ka qenë vendimi i kësaj gjykate edhe për Sekretarin e Përgjithshëm të PD -së, Arben Ristanin, edhe ai i paditur nga kryeministri Rama për shpifje. Prokuroria, e ftuar për të dhënë mendimin e saj për të dyja çështjet tha se dy zyrtarët e lartë të PD -së ishin të pafajshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?