Gjykata e Lartë lë Salianjin në burg, PD: Ridënim politik dhe përndjekje e opozitës nga Rama

Ervin Salianji do të kalojë dënimin prej 1 viti në qelinë e burgut të Fierit. Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit për të pezulluar dënimin me burg të dhënë prej tij nga Gjykata e Apelit. Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso e quan një ridënim politik dhe një tregues që kryeministri Edi Rama përndjek opozitën. ”Mbajtja në burg e nënkryetarit të grupit parlamentar demokrat është një medalje për të dhe opozitarët, dhe një njollë turpi për qeverinë dhe gjykatat e saj, të cilat e kanë kthyer përndjekjen e eksponentëve të opozitës në gjueti shtrigash”,-tha Kaso.

Reagimi i plotë

Partia Demokratike e konsideron si ridënim të deputetit demokrat Ervin Salianji vendimin e Gjykatës së Lartë të marrë sot në presionin dhe urdhrat e Edi Ramës. Kundër një vendimi të paligjshëm dhe politikisht të motivuar, trupa e Gjykatës së Lartë, as u ngrit në lartësinë e detyrës dhe as nuk i shërbeu balancave ndërmjet pushteve në Shqipëri të cilat i ka fshirë Edi Rama me një të rënë të lapsit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbajtja në burg e nënkryetarit të grupit parlamentar demokrat është një medalje për të dhe opozitarët, dhe një njollë turpi për qeverinë dhe gjykatat e saj, të cilat e kanë kthyer përndjekjen e eksponentëve të opozitës në gjueti shtrigash.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partia Demokratike shpreh edhe njëhere mbështetjen për deputetin e saj dhe pë cdo zë opozitar që ngrihet kundër regjimit. PD thekson se nuk ka paqe pa lirimin e të gjithë opozitarëve të mbajtur padrejtësisht në izolim ose në qeli. Shërbëtorët e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt në gjyqësor nuk mund ta heshtin opozitën dhe as ta detyrojnë atë që, ashtu si ata, të shndërrohet në ankes të pushtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?