Gjykata e Lartë nis punën, çështjet kryesore që janë zgjidhur me vendimet e para

Me zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj, Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe, Gjykata e Lartë ka nis nga puna pas më shumë se një viti bllokim. Menjëherë pas emërimeve të tre gjyqtarëve të rinj, mbledhja e Gjyqtarëve përcaktoi ndarjen e gjyqtarëve në kolegjet civile, administrative dhe penale, trupat gjykuese si dhe një metodikë mbi përdorimin e mënyrave më efektive që garantojnë shqyrtimin dhe gjykimin në kohën më të shpejtë, të arsyeshme dhe me cilësi të një numri të madh të çështjeve gjyqësore.

Në një njoftim të Gjykatës së Lartë behet me dije se vendimet e para të kësaj gjykate u kanë dhënë zgjedhje disa problemeve kryesore me të cilat përballet ky institucion.
“Ashtu sikurse është vendosur në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve, nisur edhe nga masat e marra mbi zhvillimin e veprimtarisë gjyqësore ne kushtet e Covid-19, trupa vlerësoi se do të vijohet menjëherë me shqyrtimin e çështjeve emergjente sikurse janë mosmarrëveshjet për juridiksionin, kompetencën, kërkesat për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve etj., si edhe me shqyrtimin e rekurseve të çështjeve të themelit, nisur nga kriteri i kohës së paraqitjes së tyre për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Kolegji Administrativ ka filluar shqyrtimin e çështjeve dhe ne vendimmarrjen e tij, referuar Kushtetutës dhe kuadrit të ri ligjor që normon zhvillimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë, orientohet drejt një kuptimi dhe zbatimi të drejtë të ligjit”,- thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.
Sipas njoftimit zyrtar, qëndrimet e mbajtura nga Kolegji Administrativ, konsistojnë në interpretimin juridik të çështjeve që orientohen në disa drejtime kryesore si:
1. Shqyrtimi i dosjeve gjyqësore administrative për të cilat është ngritur çështja e përcaktimit të juridiksionit do të gjykohen në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve, mbi bazën e dokumenteve, nga një trupë e përbërë nga tre gjyqtarë.
2. Kërkesat e paraqitura nga palët për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore duhet të përmbajnë domosdoshmërish disa kushte, të cilat kanë të bëjnë me argumentimin e nevojshëm dhe të mjaftueshëm të lidhjes mes interesit të ligshëm që synohet të mbrohet dhe cenimit të këtij ineteresi nga veprimet apo mosveprimet e palës kundërshtare apo ekzekutimimi i vendimit të gjykatës më të ulët.
3. Fillimi i aplikimit të dispozitave procedurale që përcaktojnë vendosjen e gjobave si sanksion ndaj palëve që paraqesin në Gjykatë rekurse haptazi abuzive, sipas pikës 1 të nenit 34 të Kodit të Procedurës Civile. Sanksionet janë zbatuar ose ndaj palëve, subjekte privat apo publikë, ose ndaj avokatëve apo përfaqësuesve të palëve.

Gjykata e Lartë bën me dije se do të publikojë në mënyrë të vazhdueshme në faqen zyrtare të saj, të gjitha vendimet e marra në dhomë këshillimi.

SHKARKO APP