Gjykata e Lartë/Nishani kërkon bashkëpunimin e partive parlamentare

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u ka dërguar një letër krerëve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkohet bashkëpunimi në dhënien e mendimeve për përcaktimin e kritereve konkrete dhe performancën që duhet të kenë dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë.

Presidentit Nishani  në letrën drejtuar kryetarëve të grupeve parlamentare u kërkon bashkëpunimin në detyrimet kushtetuese dhe ligjit nr. 8588, Datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bazuar në listën e konkurrentëve.

“Kërkoj bashkëpunimin tuaj në dhënien e mendimeve për përcaktimin e kritereve konkrete dhe performancën që duhet të kenë dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, në respekt të kërkesës kushtetuese për kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kuadër të këtij proçesi bashkëpunimi, duke i konsideruar dhe vlerësuar mendimet iuaja të rëndësishme, lutem të na i dërgoni ato brenda datës 5 janar 2015”, shprehet Nishani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Nishani u vë në dispozicion listën e konkurrentëve që plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë, që vijnë nga radhët e gjyqësorit me 15 kandidate, nga radhët e juristëve me 22 kandidate, ku spikasin emra të njohur të jurispundencës. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?