Gjykata e Lezhës dënon me 4 vite burg ish-kryebashkiakun e Lezhës

Ish- kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj është dënuar për shpërdorim detyre për shkak të tjetërsimit të pronave te ”Rana e Hedhun” në Shëngjin. Frrokaj i cili garonte nën siglën e PD më parë u akuzua nga Prokuroria, së bashku me 18 të tjerë për tjetërsimin e pronave teksa për të u kërkua 3 vite burg, kurse për grupin në total 43.6 vite.

Në njoftimin për media të Gjykatës së Lezhës bëhet me dije se trupi gjykues vendosi: “Deklarimin fajtor të pandehurit Fran Frrokaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite e dënon me 4 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 4 vitesh”.

Avokatët e Fran Frrokaj deklaruan se vendimi i Gjykatës së Lezhës do të apelohet. Ata u shprehen se klienti i tyre është i pafajshëm dhe vendimi nuk është i bazuar në ligj.

Ai u arrestua në 2018 teksa më pas u la në arrest shtëpie. Më 2015 Frrokaj fitoi zgjedhjet lokale në Lezhë pasi mposhti Viktor Tushen e LSI. 4 vite më pas ai nuk u fut në zgjedhje pasi PD bojkotoi 30 qershorin e 2019.

VENDIMI I GJYKATËS SË LEZHËS

Bazuar ne ligjin nr.119/2014 “Për te drejten e informimit” dhe ne kushtet kur portali i gjykatave http://www.gjykata.gov.al, nuk eshte ne gjendje te plote funksionale per te aksesuar vendimin si dhe duke patur ne konsiderate interesin e publikut, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe ju informon si me poshte:

Ne lidhje me çeshtjen penale me te pandehur shtetasit Fran Frrokaj, Enver Hafizi, Eduart Leka, Gjok Ndoka,… etj

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe me vendimin e dates 17.09.2020 ka vendosur si me poshte:

1. Deklarimin fajtor të pandehurit Fran Frrokaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite e dënon me 4 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 4 vitesh;

2. Deklarimin fajtor të pandehurit Enver Hafizi për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;

3. Deklarimin fajtore të pandehurës Juxhina Mema për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;

4. Deklarimin fajtor të pandehurit Adenis Haxhia për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit e 6 muaj burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;

5. Deklarimin fajtor të pandehurit Eduart Leka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
Heqjen e masës së sigurimit personal arrest në shtepi në ngarkim të pandehurit Eduart Leka per shkak të shuarjes se saj.

6. Deklarimin fajtor të pandehurit Artan Djala për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;

7. Deklarimin fajtor të pandehurit Ermando Jakaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;

8. Deklarimin fajtor të pandehurit Bledar Cara për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;

9. Deklarimin fajtor të pandehurit Frrok Frroku për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;

10. Deklarimin fajtor të pandehurit Lek Frroku për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;

11. Deklarimin fajtor të pandehurit Pjetër Gjoni (Lini) për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;

12. Deklarimin fajtor të pandehurit Vasil Gjoni për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;

13. Deklarimin fajtor të pandehurit Zef Gjini për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;

14. Deklarimin fajtor të pandehurit Nikoll Tinaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;

15. Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Renato Malotaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal, duke urdheruar heqjen e mases se sigurimit personal në ngarkim te tij;

16. Deklarimin fajtor të pandehurit Luigj Paloka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/3 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 39 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar profesionin e topografit për një periudhë prej 3 vitesh;

17. Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Gjok Ndoka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/3 të Kodit Penal. Deklarimin fajtor të pandehurit Gjok Ndoka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 4 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 4 vitesh;

18. Të gjitha dokumentet shkresore të cila sipas akt ekspertimeve kanë rezultuar të falsifikuar të asgjesohen, ndërsa dokumentet e tjera të sekuestruara si prova materiale do t’u kthehen institucioneve perkatëse;

19. Shpenzimet proceduriale penale t’u ngarkohen të pandehurve solidarisht;

20. Kundër ketij vendimi palet kane të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit Shkoder brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes, ndërsa për palet në mungese ky afat fillon nga e nesërmja e marrjes dijeni.

 

SHKARKO APP