Gjykata e Posaçme lë në burg Fatos Tushen
Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi masën e ”arrestit me burg” për ish-kryebashkiakun Fatos Tushe dhe grupin e zyrtarëve të arrestuar për shpërdorim detyre në Bashkinë e Lushnjes.
Tushe dhe 10 zyrtarët e tjerë u arrestuan me urdhër të SPAK, pasi akuzohen se kanë shpërdoruar me detyrën për një tender të dhënë ndaj një kompanie, pa iu referuar procedurave. Po ashtu GJKKO ka lënë në burg 7 prej të arrestuarve, ndërsa 4 në ”arrest shtëpie”.
SPAK ka dyshime të forta se Fatos Tushe e ka shpërdoruar detyrën disa herë, jo vetëm duke favorizuar miqtë e tij për të fituar tendera, por edhe duke abuzuar me pasuritë publike.
Episodi i parë lidhet me tenderin me vlerë 24 milionë lekësh, për pastrimin e kanaleve vaditëse në rrethinat e Lushnjes, ku nga hetimet rezulton se është favorizuar kompania Euroalb shpk, me të cilët sipas SPAK është lidhur një kontratë fiktive.
ZYRTARET E ARRESTUAR ME URDHER TË SPAK-ut
Fatos Tushe
Flamur Peqini
Xhemal Hasko
Blerta Turuku
Ani Simoni
Andri Mushaj
Margarita Gjermeni
Bujar Murati
Ibrahim Lami
Xhemal Hasko
Gazment Çela