Gjykata e Posaçme lë në burg ish-ministrin Lefter Koka

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lë në burg ish-ministrin Lefter Koka.

GJKKO ka marrë vendimin “arrest me burg” për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për aferën e inceneratorëve.

Ndërkohë, para trupës gjykuese, mësohet se ish-ministri Koka ka mbajtur një qëndrim mohues për akuzat e SPAK dhe ka thënë që ai ka zbatur vetëm ligjin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?