Gjykata e Posaçme u kërkon prokurorëve të saktësojnë akuzën për Alqi Bllakon
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrupsionit pritet të vendoset sot nëse do të kalojë apo për gjykim dosja e inceneratorit të Fierit.
GJKKO ka kërkuar sot saktësimin e akuzave. Për Alqi Bllakon kërkon ndryshim akuze, pasi nuk e konsideron zyrtar të lartë, por nënpunës publik.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe për të akuzuarit të tjerë, mes tyre edhe për Arben Dervishajn. Të dyshuarit kanë përsëritur kërkesën e shkurtimit ose pushimit të gjykimit.
Gjyqtarja e çështjes është tërhequr për të marrë vendimin, pasi ka dëgjuar pretendimet e avokatëve mbrojtës dhe pretendimet e fundit të SPAK, nëse do të kalojë apo për gjykim dosja e inceneratorit të Fierit.