Gjykata Kushtetuese bëhet me 9 anëtarë, Kim: Moment historik për Reformën në Drejtësi

Gjykata Kushtetuese bëhet me 9 anëtarë dhe Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, e ka cilësuar këtë si një moment historik për Reformën në Drejtësi.

Gjyqtari i 9 u betua në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese arriti funksionalitetin në Dhjetor 2020 me 7 gjyqtarë. Tani, për herë të parë që prej Tetorit 2016, Gjykata Kushtetuese është e plotësuar. Ky është një moment historik i rëndësishëm në implementimin e Reformës në Drejtësi. Gur mbi gur… Kjo ishte si rezultat i bashkëpunimit të institucioneve duke përfshirë Presidencën, Parlamentin, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Gjykatë e Lartë. Hapi i radhës: Mezi presim plotësimin e Gjykatës së Lartë në fillim të vitit të ardhshëm në mënyrë që sa më shumë çështje të shqyrtohen në kohën e duhur. Urime dhe suksese”, u shpreh ambasadorja Kim.

SHKARKO APP