Gjykata Kushtetuese diskuton për shkarkimin e tij, Presidenti Meta shkruan në rrjetet sociale

Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese diskuton për shkarkimin e tij, Presidenti Ilir Meta ka reaguar me shqetësim për nivelin ku kanë arritur çmimet e karburanteve në vendin tonë si dhe produkteve të shportës.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se me rritjen e çmimeve të karburanteve nga fillimi i shkurtit 2022,”duke arritur nivele rekord, po i afrohen 200 lekëve për litër”.

Postimi i plotë i Presidentit Meta

Swiss Digital Desktop Reklama

EKONOMIA NUK MUND T’U LIHET NË DORË AVENTURIERËVE, QË PO VARFËROJNË SHQIPTARËT DHE PO FALIMENTOJNË SHQIPËRINË!
Me nivelin më të ulët të pagës minimale krahasuar me vendet e rajonit, rritja e çmimeve në Shqipëri nuk ka të ndalur.
Sipas të dhënave të EUROSTAT aktualisht, paga minimale në shkallë vendi është:
📌 Në Shqipëri🇦🇱 248.4 Euro
📌 Në Maqedoninë e Veriut🇲🇰 366.1 Euro
📌 Në Serbi🇷🇸 401.4 Euro
📌 Në Malin e Zi🇲🇪 532.5 Euro.
Ndërkohë nga fillimi i shkurtit 2022, çmimet e karburanteve në Shqipëri u rritën sërish me gati 8 lekë për litër, duke arritur nivele rekord, teksa po i afrohen 200 lekëve për litër.
Në muajt e fundit të vitit 2021 dhe fillim të 2022, familjet shqiptare, përveç karburanteve, pothuajse çdo produkt po e blejnë më shtrenjtë.
📌 Çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.5%
📌 Shërbimet e transportit janë rritur me 6.9%
📌 Shpenzimet familjare për shëndetësinë janë rritur me 28%.
Çmimet në Shqipëri i vendosin oligarkët dhe jo tregu!

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?