Gjykata Kushtetuese jep vendimin për operacionin “Forca e Ligjit”

Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin për operacionin Forca e Ligjit, i cili funksionoi për një vit dhe goditi pasuritë e mbi 500 subjekteve me rekorde kriminale.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e njërit prej subjekteve, Edlir Hysenajt, pasi sipas saj nuk shkelen të drejtat e njeriut.

Edlir Hysenaj, të cilit iu dërgua formulari i OFL-së në datë 5 shkurt të 2020, kërkon shfuqizimin si të papajtueshëm me kushtetutën të vendimit të dhënë ndaj tij, si subjekt i deklarimit të pasurisë.

Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim çështjen dhe ka vlerësuar se procesi gjyqësor sipas aktit normativ nr. 1/2020, nuk zhvillohet në fushën penale, pra nuk synon të vërtetojë një fakt penal, sepse rregullat e gjykimit në këtë rast janë ato të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile, ndërsa pasojat e këtij gjykimi janë të natyrës civile, sepse lidhen me pasurinë. Për rrjedhojë, në rastin konkret nuk mund të zbatohet parimi ‘ne bis in idem’, pra çështje e gjykuar 2 herë.

SHKARKO APP