Gjykata Kushtetuese merr vendim për Emiljano Shullazin: E padrejtë mbyllja e tij në regjimin “41 biss”

Gjykata Kushtetuese të premten ka pranuar kërkesën e të pandehurit Emiljano Shullazi për ta liruar nga regjimi “41 biss”.

Sipas vendimit të Gjykatës “mbyllja e Shullazit në regjimin 41 biss është antikushtetuese”.

Kushtetuesja ka konstatuar se vendimet e gjykatës bien ndesh me aktin themeltar të shtetit, pra Kushtetutën sepse Emiljano Shullazit i është cenuar e drejta për proces të rregullt ligjor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shullazi është në vitin e dytë të qëndrimit në këtë regjim dënimi. Vendimi për izolimin e tij në ’41 biss’ u miratua nga Ministria e Drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në regjimin e burgut të egër janë izoluar deri më tani, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja, Genci Balla, Arbion Aliko, Redjan Rraja, Fatmir Pjetri, Arbër Cekaj dhe Aleksandër Llanaj. Për trajtimin sa më njerëzor te këtyre eksponentëve, prezenca e OSBE në bashkëpunim me ministrinë e drejtësisë, Burgjet dhe Avokatin e Popullit organizoi një trajnim për 50 punonjësit e policisë që shërbejnë në regjimin e burgut të egër.

Çfarë është regjimi “41-bis”?
Për herë të parë të parë në Itali termi “41-biss” është prezantuar në vitin 1992, kohë kur humbën jetën Giovani Falcone dhe Paolo Borselino, si mburojë specifike për anëtarët e grupit mafioz Cosa Nostra dhe grupe të tjera të ngjashme me të. Me vdekjen në qeli të bosit të Cosa Nostrës, Toto Rina në nëntor të 2017-ës, “41-bis” u rikthye sërish në qendër të vëmendjes në Itali, për të ringritur edhe një herë sigurinë në burgje.

Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz jashtë. Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kenë komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që janë në burg. Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikte, ku saktësohet maksimumi 1 takim në muaj.

Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar. Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minutëshe në muaj, edhe ajo e regjistruar. Çdo korrespondencë me jashtë do të jetë e kontrolluar. Të burgosurit i ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo lekë. Të burgosurit janë aq të vëzhguar sa është e pamundur të komunikojnë mes të dënuarve, të gatuajnë, të shkëmbejnë objekte dhe janë grupe sociale të ndryshme të dënuarish.

Në Itali kjo platformë ligjore aplikohet në 23 institucione të vuajtjes së dënimit në të gjithë territorin italian. Por burgjet shqiptare nuk kanë kushte për të plotësuar standardet e ‘41 biss’, dhe autoritetet janë përpjekur të përshtatin këtë lloj regjimi me atë që parashikon ligji shqiptar. Ky ligj u miratua me 76 vota në seancën parlamentare të 21 dhjetorit 2018.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?