Gjykata Kushtetuese, Meta pret pasdite Këshillin e Ambasadorëve

Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon konsultat e tij me faktorët dhe aktorët e përfshirë në reformën në drejtësi, ku temë kryesore është çështja e Gjykatës Kushtetuese dhe antikushtetutshmëria e përdorur nga mazhoranca për plotësimin e kësaj gjykate me anëtarët e rinj.

Në këtë suazë zhvillimesh, pasi takoi gjatë javës së kaluar ish-Presidentët e Shqipërisë, kreu i shtetit pritet të zhvillojë pasditen e sotme një takim edhe me diplomatët që janë pjesë e Këshillit të Ambasadorëve.

Burime nga Presidenca bëjnë me dije se takimi do të mbahet rreth orës 17:30, dhe në përfundim të tij, Presidenti Meta do të mbajë dhe një konferencë për shtyp, ku pritet ti japë dhe përgjigje pretendimeve të kryeministrit Edi Rama, i cili prej më shumë se 2 orësh po zhvillon një monolog të stërgjatë në Pallatin e Kongreseve.

SHKARKO APP