Gjykata Kushtetuese nis punën me dosjet e nxehta, brenda shkurtit shqyrtohen 20 kërkesa
Mbledhja e Gjykatës Kushtetuese ka përfunduar pas 5 orësh, dhe janë marrë një sërë vendimesh të rëndësishme. Në mbledhje është marrë vendimi që javën tjetër të nisë shqyrtimi i çështjeve dhe parashikohet që deri në mesin e muajit shkurt do të shqyrtohen rreth 20 te tilla. 7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese vendosën për çështje të tilla si organizimi dhe funksionimi i Gjykatës, ndarja e kolegjeve në Penal, Civil dhe Administrativ si dhe kalendarizimi i çështjeve.