Gjykata Kushtetuese rrëzon pretendimet e Metës: Janë të pabazuara

Gjykata Kushtetuese është përgjigjur për kërkesat paraprake të presidentit Ilir Meta, i cili kërkoi përjashtimin nga procesi i anëtarëve të kësaj gjykate me pretendimin se janë të njëanshme. Kërkesa për mandatin e Vitore Tushës është rrëzuar, pasi presidenca pretendonte se ajo vijon mandatin e saj nga 2018-ta e deri më tani.

Lidhur me pretendimin për tejkalim të afatit 9-vjeçar në detyrë të Tushës, sipas Kushtetueses shkaqet janë të pabazuara në Kushtetutë. Ndërkohë, për gjyqtaren Marsida Xhaferrllarit Kushtetusja vendosi që kërkesa është haptazi e pabazuar. E njëjta gjë është vendosur edhe për gjyqtaret Fiona Papajorgjin dhe Elsa Toskën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?