Gjykata Kushtetuese vendos sot për fatin e Presidentit, Meta reagon me një mesazh
Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka nisur ditën sot me një mesazh për karakterin, teksa në orën 10:00 është parashikuar të nisë seanca në Gjykatën Kushtetuese për të vendosur lidhur me kërkesën e parlamentit për shkarkimin e tij.
Meta përshëndet me videon, ku theksohet rëndësia e karakterit te një njeri.
“Mirëmëngjes të dashur miq! Kryesorja në jetë të ruajmë 1 dhe të mos e kemi mendjen te shtimi i zero, sepse pa 1 gjithçka zhbëhet në zero absolute”, shkruan Meta.