Gjykata Kushtetuese, Yuri Kim: Institucionet të vijojnë me urgjencë punën
Ambasadorja e Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar për progesin që po bëhet për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ku bën thirrje që institucionet të vijojnë me urgjencë punën. ”Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimet për njerëzit e Shqipërisë për drejtësi”,-shkruan Kim në Twitter.
Postimi i plotë
Më vjen mirë të shikoj progresin drejt funksionimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti. Kanë mbetur edhe 6 javë, Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë. Faleminderit JAC për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin që u kanë shqiptarëve për drejtësi
Good to see progress toward functioning Const’l Ct by end of this year. 6 weeks left – Presidency, Parliament & justice institutions must continue to work with urgency. Thanks to JAC for ensuring qualified candidates. Leaders must fulfill promise to the people of 🇦🇱 for justice! https://t.co/SRSBsaoaNN
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) November 19, 2020