Gjykata la në fuqi pezullimin e Luan Dacit

Gjykata e Korrupsionit dhe Krimeve të rënda ka lënë në fuqi vendimin e SPAK për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Luan Daci.

Avokati i tij Jordan Daci ka deklaruar se klienti që ai përfaqëson nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe pasi ka plotësuar atë që e detyronte formulari gjatë kohës që ka aplikuar për në KPA. Sipas tij pezullimi do duhet të bëhet vetëm me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Jordan Daci: ”Nuk ka asnjë vepër penale. Klienti ka patur për detyrim të deklarojë atë që i detyron formulari, injoroj vlerësimet joprofesionale. Ata që nisën procedurën të lexojnë Kushtetutën. Vendimin do ta ankimojmë.”

Luan Daci sot në GJKKO – Luan Daci, gjyqtari i cili u pezullua nga detyra e gjyqtarit nga Kolegji i Posaçëm i Ankimimit, ka mbërritur rreth orës 12:00 në Gjykatën e Korrupsionit dhe Krimeve të Rënda, kur pritet vendimi i SPAK, përsa i përket çëshjteve ai është anëtar i trupit gjykues. Ai ishte i shoqëruar nga avokatët e tij Jordan Daci dhe Andi Duraj.

Pezullimi i tij – Ai u pezullua më 20 maj nga funksioni i Gjyqtarit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ndërkohë SPAK ka nisur hetim pasi akuzohet se ka falsifikuar dokumentet duke fshehur dokumentin e shkarkimit ne momentin e aplikimit ne KPA. Kallëzimi për Luan Dacin u be nga ish anetari i KLP Besnik Cani edhe ky shkarkuar nga KPA.

/Ora News

 

SHKARKO APP