Gjykata lë në burg ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi, i cili u arrestua me kërkesë të SPAK, pak ditë më parë, së bashku me tre punonjës të tjerë të këtij institucioni.

Sipas SPAK ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e kanalit TVSH AGRO. Tenderi është zhvilluar në 2018, dhe procedura është shpallur 3 vite përpara se TVSH Agro të fillonte transmetimi. Në 2021 TVSH Agro ka dalë në prova teknike. Përmes tenderit janë blerë pajisjet dhe janë përdorur ndërkohë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?