Gjykata pranoi ankimimin e Alibeajt, Ivi Kaso: Nuk përmbush asnjë kriter

Gjykata e Tiranës ka pranuar ankimin e PD, përfaqesuar nga Enkelejd Alibeaj, duke legjitimuar atë si ankues dhe duke pranuar të drejtën e ankimit. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Ivi Kaso, thotë se ky vendim është në kundërshtim me ligjin dhe Gjykata duhet ta kishte rrëzuar këtë ankimim.

Për të vendimi jo vetëm që është i atakueshëm por është marrë në kundërshtim me ligjin dhe se janë në të gjitha fakteve se përse gjykata ka konluduar në këtë vendim.

”Gjykata e Apelit nuk ka vendosur prishjen e këtij vendimi. Është pranuar mundësia që ankimi i paraqitur të bëhet pjesë e dosjes dhe të shkojë në Apel. Ankimi nuk përmbush asnjë nga kriteret e përcaktuara në ligj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është as përcaktues legjitim i ndonjë pale. Kontrolli që bën gjykata në këtë rast nuk është substancial, por duhet të ishte vetëm një kontroll formal. Gjykata duhet të kishte vendosur rrëzimin apo mospranimin e këtij ankimimi. I njëjti standart është mbajtur nga e njëjta gjyqtare, kërkesës që Rithemelimi i ka paraqitur, nuk i është përgjigjur e ka lënë në heshtje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi i sotëm jo vetëm që është i atakueshëm, por është marrë në kundërshtim me ligjin. Jemi në dijeni të gjitha fakteve se përse gjykata ka konluduar në këtë vendim”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?