Gjykata pranon kërkesën e Bardhit, nuk njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD-së
Këtë të hënë Gjykata e Tiranës vendosi pezullimin e çështjes për shqyrtimin e kërkesës së Lulzim Bashës për miratimin e Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit, duke pranuar kërkesën e grupit të deputetëve të drejtuar nga Gazment Bardhi.
Në këtë mënyrë statuti i dalë në 2 shtator, përmes të cilit Lulzim Basha u caktua edhe kryetar i grupit parlamentar nuk është njohur nga gjykata.
Grupi i deputetëve të mandatuar nga Këshilli Kombëtar i thirrur nga Gazment Bardhi është njohur si palë nga Gjykata e Tiranës, duke përfaqësuar kështu në gjykim Partinë Demokratike të Shqipërisë.