Gjykata rrëzon kërkesën, Agim Kajmaku kërkoi ”lirinë” nga arratia

Ndonëse prej 5 muajsh është në arrati, ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë.

Gjykata e Tiranës pushoi kërkesën në seancën e sotme gjyqësore pasi nuk u paraqitën avokatët mbrojtës të Kajmakut. Me këtë vendim mbetet në fuqi masa e mëparshme e sigurisë, ajo e arrestit në burg. Kajmaku është nën akuzën e falsifikimit të formularëve pasi fshehu dënimin në Greqi.

Prokuroria ka mbyllur hetimet ndaj ish-kreut të bashkisë Vorë dhe e ka dërguar dosjen në gjykatë për seancën paraprake ku do të vendoset nëse çështja do të kalojë në gjykim apo do ti kthehet prokurorisë për hetime të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?