Gjykata shtyn seancën, nesër do të vendoset për Berishën

Gjykata ka njoftuar se seanca për Sali Berishën është shtyrë për ditën e nesërme në orën 14:30, pasi mbrojtësit kanë kërkuar që të njihen me aktet. “Seanca gjyqësore shtyhet për t’u zhvilluar nesër, dite e Mërkurë, ora 14:30, pasi mbrojtësit kërkuan kohe te njihen me aktet”, thuhet në njoftim.

Sali Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, dhe ndaj tij është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje.

Për këtë çështje është arrestuar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, akuzat ndaj të cilit, për kreun e Rithemelimit janë të pabaza, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama “për sulme të mirëfillta politike”.

Nga ana tjetër nëpërmjet avokatit të tij, Genc Gjokuta u bë e ditur se Berisha ka paditur në SPAK gjyqtaren e çështjes Irena Gjokutaj, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

SHKARKO APP