Gjyqi ndaj Salianjit, ish-deputetët e PD mblidhen para Gjykatës (FOTO)

Anëtarët e ish-grupit parlamentar të PD-së, do të marrin pjesë në gjyqin e ngritur kundër Ervin Salianjit. Ish-deputeti akuzohet për kallëzim të rremë në çështjen që njihet si “Babalja”. Siç shihen edhe në fotot më poshtë, ish-deputetët janë mbledhur para Gjykatës së Tiranës, ku mësohet se do të ndjekin nga afër seancën gjyqësore.

Audiopërgjigjimi “Babalja”, shkaktoi bujë të madhe për shkak se në të përmendej Agron apo Geron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe pretendohej se ai ishte i lidhur me çështje të trafikut të drogës. Vëllai i ish-ministrit, pasi depozitoi në prokurori fragmente nga zëri i tij, u vetëdorëzua pranë autoriteteve italiane, për të vuajtur një dënim të shumë viteve më parë.

I vetmi që po mbahet në burg, është Fredi Alizoti, i cili pretendon se është ai personi që ka imituar zërin e Agron Xhafës. Ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi, të lidhur me dosjen Babalja, akuzohen se kanë kryer kallëzim të rremë.

SHKARKO APP