“Gjyqtarët të njëanshëm, të heqin dorë nga çështja”! Zbardhen kërkesat e Presidencës drejtuar Gjykatës Kushtetuese
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, ka publikuar kërkesën e depozituar në Gjykatën Kushtetuese, në të cilën jepen argumente që sipas tyre vënë në dyshim paanshmërinë e anëtarëve të kësaj gjykate.
Zëdhënësi i Presidentit publikoi kërkesën paraprake “Për vlerësim nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të shkaqeve, për të cilat vihet në dyshim paanshmëria e tij/tyre dhe që sipas ligjit detyrohen të heqin dorë nga shqyrtimi i çështjes.”
“Në funksion të transparencës, po bëjmë publike kërkesën paraprake të depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese “Për vlerësim nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të shkaqeve, për të cilat vihet në dyshim paanshmëria e tij/tyre dhe që sipas ligjit detyrohen të heqin dorë nga shqyrtimi i çështjes”, shkruan Tedi Blushi në Facebook.
Në linkun e mëposhtëm, gjeni kërkesën e plotë të Presidencës drejtuar Gjykatës Kushtetuese: