“Gjyshi im çoi në gjyq dikë që urinonte te cepi i pallatit dhe fitoi’
Kandidati demokrat Halim Kosova ka vijuar takimet me banorët e Tiranës, ndërkohë që është ndalur edhe te problemi i tualeteve publike në kryeqytet.
Duke treguar një episod nga jeta e tij familjare, Kosova ka thënë se gjyshi i tij është grindur në Kavajë me dikë që urinonte te cepi i pallatit.
JAVA sjell të zbardhur më poshtë historinë e Dr. Kosovës treguar sot para një grupi personash me aftësi të kufizuara.
““Më merr në telefon drejtoresha e Arkivit që ishte përpara emërimit të tanishëm, më merr dhe më thotë: Kam qesh se kam gjetur një proces gjyqësor të gjyshit tënd në Kavajë. Po çfarë është ky proces gjyqësor dhe nuk di gjë nga shtëpia që të ketë pasur proces gjyqësor?
Ka parë në Kavajë një njeri duke urinuar në cep të pallatit dhe i është kthyer: Si s’të vjen zor që e bën aty! Ai e ka ofenduar, ky e ka hedhur në gjyq dhe kishte fituar gjyqin. Por, u bë iniciatori për ndërtimin e një banjoje publike në qytetin e Kavajës. Por, unë kam dhe një fat ters po të them, po të kaloj anës Lanës me makinë, pa parë 6-7 vetë, ato kujtojnë se vadisin barin, por që na e djegin barin. Kam një fat ters, ose e bëjnë gjithë ditën, ose kur kaloj më koinçidojnë. Është problem i thjeshtë, por shumëi sigurt.
Të jeni të sigurt që çdo hall, edhe këtë do ta shënoj dhe do ta zgjidhim“ – tha Kosova.