Gledian Llatja bashkëbisedim me banorët e Lagjes “Skënderbej”: Më 14 maj lidhim kontratën e re për zhvillimin e Elbasanit për 4 vitet e ardhshme
Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja bashkë me deputetin Florenc Spaho dhe kryetaren e PS-së së Elbasanit Ermira Urupi zhvilluan një një bashkëbisedim me banorët e Lagjes “Skënderbej” në qytetin e Elbasanit.
Bilanci i punëve të 4 viteve që po mbyllen dhe i projekteve të shumta të parashikuara për t’u investuar ishin në qendër të këtij bashkëbisedimi.
Kryebashkiaku Llatja nënvizoi se kërkon një kontratë të re me qytetarët e Elbasanit për të vijuar me investimet dhe për të mos lënë në mes punët e mira të nisura.
“Më 14 maj ne lidhim kontratën e re bashkë për 4 vitet e ardhshme për të zhvilluar Elbasanin, për të zgjidhur problemet infrastrukturore që kemi, për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve në qytet dhe në fshat. Ne sot, vijmë me një sërë projektesh të bëra, vijmë me 6 shkolla të rikonstruktuara, kopshte, çerdhe. Vazhdojmë të bëjmë punë për rikosntruksionet, luftojmë fort që të marrim fonde nga qeveria shqiptare. Fatmirësisht kemi pasur një mbështetje të madhe dhe të kryeminsitrit Rama. Do vazhdojmë të shohim dhe perspektivën e zhvillimit të qytetit. Për këtë jemi ne, nuk i shohim gjërat sot për sot, por shohim vizionin, kemi perspektivën për zhvillimin e Elbasanit”, tha ai.
Llatja deklaroi se socialistët kanë treguar se dinë të bëjnë punë të mira dhe janë garanci për zhvillimin e Elbasanit. “Elbasanin ne po e bëjmë dhe ne do ta bëjmë. Dhe prandaj duam të vazhdojmë mandatin e dytë në Bashkinë e Elbasnait me punë të mira, punë të mira për qytetin, punë të mira për fshatin. Jam i bindur që Elbasani do shohë zhvillimin, do vlerësojë për punët që janë bërë, për ato që do të bëjmë dhe për zhvillimin që kemi bërë. Jam i bindur që ne do të votojmë PS në 14 maj, do firmosim dhe bashkë marrëveshjen e re, kontratën për punët e mira dhe të vazhdojmë dhe për 4 vitet e ardhshme për zhvillimin e qytetit”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

