Gledian Llatja: Mbjellja e një peme në ambjente shkollash, burim oksigjeni dhe më shumë shëndet

Çdo pemë që mbillet në shkollë është një burim oksigjeni për nxënësit.

Nismës së mbjelljes së pemëve për të patur sa më shumë ambjente të gjelbërta i është bashkuar edhe shkolla 9 -vjecare në Hajdaran.

Në këtë fushatë ka qenë edhe kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja i shoqëruar nga deputetja Desantila Tahiraj.

“Bashkë me nxënësit e klasës së 9-të por edhe me më të vegjlit, e ndalëm nismën tonë në ambjentet e shkollës së Hajdaranit, për të mbjellë sa më shumë pemë, me qëllim që të kemi sa më shumë ambjente të gjelbëruara“, tha Llatja.

Nuk është hera e parë që në këtë shkollë mbillen pemë, por kanë qenë pikërisht nxënësit e klasës së 9-të ata të cilët e kanë ndërmarë këtë nismë në mënyrë simbolike, ku kanë mbjellë 10 fidanë kumbull të kuqe. Deputetja Tahiraj edhe një herë e ka vënë theksin tek fakti se cdo pemë e re e mbjellë i shërben një mjedisi më të mirë por edhe një shëndeti më të mirë”. Bashkia e Elbasanit vijon të mbjellë pemë jo vetëm në ambjente shkollash, por edhe në qytet, në pika turistike aty ku ka pyje, si edhe në mushkërinë e qytetit, në Kodër Krastë.

SHKARKO APP