Gledis Nano i jep certifikatë për “Shërbime të Dalluara” zyrtarit amerikan të sigurisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano vlerësoi me Certifikatë për Shërbime të Dalluara, zv/shefin e Zyrës Rajonale të Sigurimit pranë Ambasadës Amerikane në Shqipëri, me rastin e përfundimit të misionit të tij.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në të cilën ishin të pranishëm zv/ambasadori i Ambasadës Amerikane në Tiranë, Damian Smith, përfaqësuesit e Zyrës Rajonale të Sigurisë dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano i ka dorëzuar Certifikatën për Shërbime të Dalluara Nicholas Lavengood.

“Do ta konsideroja si një ditë të veçantë, ndërkohë edhe një privilegj, që sot zhvillojmë ceremoninë e dorëzimit të Certifikatës për Shërbime të Dalluara, për zv/shefin e Sigurisë Diplomatike, në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, z. Nicholas Lavengood.

Swiss Digital Desktop Reklama

Z. Nicholas Lavengood ka shërbyer, nga muaji korrik i vitit 2020, si zv/shef i Zyrës Rajonale të Sigurimit pranë Ambasadës Amerikane në Shqipëri, dhe ka kontribuar me profesionalizëm për rritjen e nivelit të bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe të SHBA-së, duke kontribuar në realizimin e një sërë operacionesh policore të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe kontrabandimit të qenieve njerëzore. Ka ofruar ekspertizën e tij dhe të agjencisë që përfaqëson, në trajtimin e çështjeve konkrete dhe në shkëmbimin e praktikave më të mira me agjencitë ligjzbatuese të SHBA-së, duke nxitur një bashkëpunim konkret dhe efikas mes palëve, bazuar në marrëdhëniet shumë të mira dhe në besimin reciprok.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lavengood ka mbështetur gjithashtu trajnimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, në kuadër të menaxhimit të programit të trajnimeve, me të cilin janë trajnuar punonjës policie, kryesisht të strukturave të luftës kundër krimit të organizuar, drogës, trafikimit të qenieve njerëzore etj.

Sot, Nicholas Lavengood përfundon misionin këtu, por kemi bindjen se edhe pas kësaj ju do të mbeteni një koleg dhe mik i yni, për të na mbështetur në punën dhe përpjekjet tona për t’u ofruar qytetarëve tanë rend, qetësi dhe siguri”, tha Gledis Nano.

Ndërkohë, zv/ambasadori i Ambasadës Amerikane në Tiranë, z. Damian Smith, gjatë fjalës së tij, u shpreh: “Z. Lavengood është një zyrtar shumë i rëndësishëm për ne. Si përfaqësues të qeverisë amerikane çmojmë rolin dhe kontributin e tij gjatë misionit si zv/shef i Zyrës Rajonale të Sigurimit pranë Ambasadës Amerikane në Shqipëri.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?