Gledis Nano jep dorëheqjen? Policia dhe Ministria asnjë reagim për lajmin

Mediat në vend sot po raportojnë një lajm ende të pa zyrtarizuar nga vetë Policia e Shtetit, kjo për një dorëheqje të mundshme të Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Nga Policia ende nuk ka asnjë reagim zyrtar për këtë temë. As Ministria e Brendshme nuk ka reaguar për këto lajme.

Muhamet Rrumbullaku po ashtu po përflitet si drejtori i ri i Policisë së Përgjithshme. Rrumbullaku deri më tani mbante postin e drejtorit të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Gledis Nano mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në tetor 2021 nga paraardhësi i tij Ardi Veliu.

SHKARKO APP