Gledis Nano, kandidati kryesor për të qenë drejtori i Policisë. Ka marrë çmim edhe nga SHBA-ja

Një drejtor ikën, por vendi duhet plotësuar. Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Policisë së Shtetit. Përmes një letre, ai thotë se kishte vendosur të mos kërkonte një mandat të dytë, por t’i përkushtohej më shumë familjes.

Gledis Nano i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Anti-Terrorizmit në Policinë e Shtetit, është emri më potencial për të marrë këtë detyrë të rëndësishme.

Nano ka qenë një prej zyrtarëve të Policisë së Shtetit më të përfshirë në çështjen e riatdhesimit të familjarëve të luftëtarëve shqiptarë të ISIS, të mbetur në Siri. Në muajin gusht të këtij viti, ai po ashtu u vlerësua edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim me një çmim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?