Gledis Nano nga Vlora tregon prioritetet e Policisë së Shtetit

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano nga analiza vjetore e policisë së Vlorës, theksoi se dy prioritetet e Policisë së Shtetit, mbeten parandalimi, zbulimi i ngjarjeve kriminale si dhe kultivimi i kanabisit.

“Dy nga prioritetet që ne diskutuam në analizën e zhvilluar sot, ishte parandalimi i ngjarjeve të rënda kriminale, zbulimi i tyre dhe parandalimi i numrit në drejtim të kultivimit të kanabisit. Këto janë pika shumë të forta ku personalisht do të qëndroj fort në çdo drejtori vendore ku kemi zhvilluar e zhvillojmë analizat e punës.

Për hir të së vërtetës, Policia e Shtetit ka në dorë hetimet që po i kryen në progres. Nuk dua të jap asnjë përgjigje sepse janë çështje në hetim. Presim një rezultat pozitiv në një kohë të caktuar. Sa i përket kultivimit të kanabisit, e kam marrë si sfidë personale dhe nuk do të toleroj asnjë punonjës policie që me veprim apo mosveprim do të implikohet në këtë lloj procesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkëpunimi me të gjithë agjensitë e tjera është në nivelin maksimal. Është kërkuar bashkëpunim dhe e kemi mbështetjen edhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Vlorës dhe Sarandës. Do të zhvillojmë të gjitha hetimet në lidhje me këtë figurë krimi dhe besoj se do të jetë një vit ndryshe sa i përket fenomenit të kultivimit të kanabisit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?