Gledis Nano, ultimatum Policisë në Gjirokastër: Ky është viti i sfidës me kanabisin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u ndal sot në analizën vjetore të punës së strukturave në qarkun e Gjirokastrës nga ku dha ultimatumin se nuk do të tolerojë asnjë punonjës policie që do të implikohet në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike apo të përkrahjes së autorëve që trafikojnë apo shërndajnë lëndë narkotike në doza.

Merreni seriozisht dhe godisni çdo element që tenton të shesë drogë pranë shkollave, lokaleve e kudo. Do të jem avokati mbrojtës i punonjësve të ndershëm të Policisë, të cilët përbalten padrejtësisht, por do të jem dhe shumë i ashpër me të gjithë ata punonjës që do të abuzojnë me detyrën, që performojnë në komunitet sjellje të pahijshme deri në arrogancë, duke u treguar qytetarëve që ne jemi padronët tuaj. Ne jemi shërbërtorë të qytetarëve dhe këtë mos e harroni kurrë”, tha ai.

Drejtori Gledis Nano ka theksuar gjithashtu se viti 2022 është viti i sfidës për parandalimin e kultivimit të kanabisit dhe për këtë kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë strukturat, për të parandaluar kultivimin e kanabisit, zero kanabis në 2022.

SHKARKO APP