Gledis Nano vizitë zyrtare në SHBA: Operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar

Kreu i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ndodhet në SHBA. Në ditën e parë të vizitës, Nano takoi në Washington DC, ambasadoren e Republikës së Shqipërisë, Floreta Faber. Nano është duke vijuar takimet me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese në Amerikë.

Qëllimi i takimeve që Nano po zhvillon me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese Amerikane synon rritjen e bashkëpunimit për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

Policia e Shtetit e ka prioritet kryesor bashkëpunimin me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare dhe në veçanti me partnerët strategjikë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHKARKO APP