Glover: S’na intereson rezultati, por procesi. Në Shqipëri me ftesë të Qeverisë
S’na intereson rezultati, por procesi. S’jemi politikanë jemi profesionistë
Deklarata u bë nga Ambasadorja Andrey Glover, që kryeson misionin vëzhgues për të tretën herë, ndodhet para mediave për të paraqitur rolin dhe aktivitetet e ardhshme të grupit monitorues.
“Është me rëndësi të kuptohet se roli ynë është vëzhgimi dhe raportimi dhe jo ndërhyrja nuk jemi politikanë jemi profesionistë zgjedhjesh. S’na interson rezultati por procesi dhe procesi të jetë transparent dhe sipas standardeve. Si fshehtësia e votës. Interesi është që rezultatet të mund të numërohen e njoftohen në mënyrë korrekte e transparente", tha kryesuesja e misionit vëzhgues të ODIHR.
Në lidhje me listën e kandidatëve dhe procesin e dekriminalizimit, Glover theksoi se lista e kandidatë ve është e rëndësishme do bëjmë vlerësimin tonë dhe do i bëjmë publike në raportet që do bëjmë publike”
“Më lejoni tju kujtoj se janë zgjedhje vendore. Dhe gjatë këtyre zgjedhjeve do ketë deklarata të shumta. Puna jonë është transprente. Dua të jem gjithnjë e hapur me median por mos prisnin që unë të bëj koment për çdo gjë që do të ndodhë”, tha ajo.
Referuar procesit kryesuesja e vëzhguesve të ODIHR tha se zgjedhjet do të vëzhgohen në përputhje me angazhimet zgjedhore të OSBE.
“Ne kemi ardhur këtu në Shqipëri pa ide të krijura më parë apo me axhendë të paracaktuar. Ne kemi ardhur këtu që të vëzhgojmë zgjedhjet në përputhje me metodologjinë e zgjedhjeve që është e përcaktuar në zyrën e OSBE-ODIHR. Ne do të vlerësojmë zgjedhjet në përputhje me angazhimet zgjedhore të OSBE-së.
Pra, përveç këtyre angazhimeve ne do monitorojmë dhe do vëzhgojmë edhe standarte të tjera ndërkombëtare, të cilat kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe do të shikojmë edhe legjislacionin vendas.
Ne do lejojmë që faktet të flasin me zërin e tyre. Misioni ynë do të ndjekë të gjithë proçesin zgjedhor", theksoi ajo.
Glover sqaroi se misioni erdhi me ftesë të qeverisë për të vëzhguar zgjedhjet para gjatë dhe pas zgjedhjeve sipas standardeve.
"Të mos harrojmë se zgjedhjet nuk janë ato që ndodh një ditë por ajo që ndodh para e pas është aq e rëndësishme sa ndodh atë ditë.
Ne kemi thënë shumë herë që zbatimi i ligjeve është më i rëndësishëm sa janë vetë ligjet zbatimi i ligjeve varet nga politika”, tha Glover. /
KOHA JONË SONDAZH

