Goditja e gazetarit Gjergj Zefi, drejtorit të “Pamfletit”, akt i ulët dhe i dënueshëm

Mësohet se sonte është goditur nga persona akoma të paidentifikuar nga policia gazetari i njohur Gjergj Zefi. Ky është një akt burracak i atyre që e kanë kryer por edhe i dënueshëm nga komuniteti i gazetarëve, pasi media nuk mund të pengohet në lirinë e saj për të informuar, investiguar apo kritikuar kur bazohet në fakte dhe të verteta, të cilat nuk iu pëlqejnë pushtetit, opozitës apo kujtdo qoftë.

Gjergj Zefi është drejtues i “Pamfletit”, portal shumë i njohur.

Policia e Shtetit duhet të ndalojë personat që kanë kryer këtë akt ndaj gazetarit Gjergj Zefi, i cili është dhunuar edhe në kohën e pushtetit të Sali Berishës ndër vitet 1992-1997.

Swiss Digital Desktop Reklama

redaksia e “KOHA JONE”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?