“Goditja e grupit kriminal të mashtrimit me viza”, Balla: Operacion i suksesshëm

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, përgëzon Policinë e Shtetit për operacionin policor që çoi në pranga gjashtë persona, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe falsifikimit.

Balla përmes një postimi në rrjetet sociale, deklaron se operacioni i suksesshëm ishte në bashkëpunim me partnerët.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për operacionin e suksesshëm të finalizuar sot në bashkëpunim me agjenci ligjzbatuese partnere”, shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në këtë operacion është goditur një aktivitet kriminal në fushën e mashtrimit me viza amerikane dhe kontrabandimit të qenieve njerëzore, janë arrestuar pesë shtetas dhe një tjetër është shpallur në kërkim, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve””, përfundon Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?